Kompania japoneze Anges: Kemi zgjidhjen për të krijuar më shpejt vaksinën ndaj koronavirusit
Transmetuar më 24-03-2020, 13:27

Një kompani japoneze për kërkimin shkencor thotë se ka gjetur një mënyrë tjetër për të krijuar vaksinën e koronavirusit, duke përdorur një virus joaktiv.

Sipas saj, kjo do të sjellë një vaksinë efektive më shpejt se vaksinat me bazë proteine.

Firma biofarmaceutike japoneze, Anges Inc që bëri të ditur këtë të dhënë, tha se po vepron në këtë mënyrë. Ndërkohë universiteti në Osaka ka kryer zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri dhe do të testohet tek kafshët shumë shpejt.

Një tjetër kompani biofarmaceutike po punon për krijimin e vaksinës që vret koronavirusin.

Anges, një kompani për zbulimin e ilaçeve ka deklaruar bashkëpunimin me universitetin më 5 mars dhe tha se po punojnë për vaksinën e re.

Takara Bio Co është përgjegjëse për prodhimin e vaksinës, ndërkohë që po përdoret edhe teknologjia e transferimit të gjenit Daicel Corp, thuhet në deklaratë, raporton Dhaka Tribune.

Kompanitë farmaceutike në mbarë botën po punojnë fort për të zhvilluar vaksina dhe trajtime për koronavirusin, i cili ka arritur mbi 390 mijë në nivel global dhe ka rezultuar në mbi 17,000 vdekje./a.m/noa.al

Loading...