Transmetuar më 24-03-2020, 12:18

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi edhe në Greqi. Raportohet se vetëm në orën e fundit janë shënuar dy viktima.

Mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 86-vjeçare dhe një burrë 64 vjeç.

Ata ishin të shtruar në spitalin e Athinës “Sotiria”, por nuk kanë mundur të mposhtin virusin vdekjeprurës, që po alarmon gjithë botën.

Me këto dy viktima ka shkuar në 19 numri i personave të vdekur nga COVID-19 në Greqi./b.l/noa.al/