Transmetuar më 24-03-2020, 11:36

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për situatën e koronavirusit duke thënë se i qëndron idesë se pas një personi të infektuar fshihen 10 të tjerë.

Në një komunikim live në emisionin ‘360 gradë’, mjeku tha: “Pas një personi fshihen 10 të infektuar dhe në Shqipëri duke llogaritur shifrat që kemi aktualisht janë 1500. Unë mendoj në fakt se janë më shumë se 1500, dhe ky është një realitet i njohur në vendet e tjera, por e pamundur të verifikohet në njësinë e kohës. ”

Mjeku infeksionist shtoi se nga ky virus nuk është i përjashtuar askush.

“Të gjithë jemi të prekshëm dhe të sëmurshëm. Fatkeqësisht moshat e vjetra dhe të sëmurët kronik më shumë. Ne nuk mund t’i shmangemi këtij virusi duke i dalë përballë, por duke zbatuar këshillat dhe vendimet”, u shpreh mjeku.

Deri tani, në Shqipëri janë konfirmuar 123 të infektuar dhe 5 viktima./a.m/noa.al