Transmetuar më 24-03-2020, 06:21

Pesë pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit në QSUT janë shëruar, pasi ishin prekur nga koronavirusi, konfirmohet nga një raport i ministrisë së Shëndetësisë që u publikua gjatë natës në faqen e saj zyrtare.

Mësohet se të pesë pacientët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19. Ata duhet të qëndrojnë në izolim edhe për 14 ditë të tjera në kushte shtëpie para se të lejohen të dalin jashtë banesave.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. Tre prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në vendin tonë deri dje, (23.03.2020) janë testuar 853 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

104 raste të konfirmuar 4 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 23.03.2020

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19 në 45 testime të kryera, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluara, për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet. Numri i qytetarëve të prekur me COVID-19 që kanë humbur

Në kuadër të masave të marra ka nisur ngritja e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës dhe po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Eshtë arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Sa i përket veshjeve speciale do të shtohet në këtë javë me 10 mijë veshje dhe po planifikohet rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.