Si përhapet koronavirusi? Shikoni videon dhe mësoni sa mbron bërryli
Transmetuar më 24-03-2020, 09:50

Një prej këshillave më të rëndësishme për të shmangur përhapjen e koronavirusit është vendosja e bërrylit para fytyrës në rast kollitje apo tështitje.

Një video nga Universiteti Gjerman i Weimarit tregon rëndësinë dhe rrezikun që sjell secila prej tyre.

Kollitja me bërryl dhe me maskë kirurgjikale është e vetmja metodë që grimcat përhapen shumë pak në zonën e poshtme.

Ndërkohë në rastet e tjera, spërklat përhapen në ajër dhe në këtë mënyrë mund të infektohen persona të tjerë, gjë që rrit numrin e të prekurve.

Pjesë e këshillave është edhe higjena personale, prandaj sugjerohet që të lahen duart dhe të shmanget kontakti i afërt me persona të tjerë./a.m/noa.al

Loading...