Njihuni me mjekët dhe infermierët që luftojnë me koronavirusin çdo ditë, fytyra e tyre merr pamje tjetër
Transmetuar më 24-03-2020, 09:27

Pjesa më e madhe e njerëzve qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që punonjësit e mjekësisë janë çdo ditë në krye të detyrës.

Ata qëndrojnë pranë të prekurve me koronvirus duke bërë të pamundurën që ti trajtojnë. Mjekët dhe infermierët në vende të ndryshme të botës kanë fotografuar veten pas 13 orësh punë.

Në fytyrat e tyre duken qartë shenjat e maskës dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse që i mbajnë në punë.

Shumë prej tyre thonë se nuk ndihen si ‘heronj’, por duan ti tregojnë njerëzve se përballen me sfidë çdo ditë.

Në këtë mënyrë i bëjnë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksionit, shkruan Daily Mail.

Në nivel global, kanë vdekur 16,559 njerëz, janë infektuar 382,010 persona, dhe janë shëruar plotësisht 102,431./a.m/noa.al

Loading...