Transmetuar më 24-03-2020, 09:09

E gjithë bota po punon fort për vaksinën e koronavirusit që thuhet se do të jetë gati për 1 vit ose 18 muaj. Kompania amerikane Moderna, e para që bëri vaksinë si provë klinike tek një njeri ka deklaruar se po punon që të sjellë vaksinë për një grup të limituar.

Deri në vjeshtë, mund të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës me virusin.

Kompania do e bëjë këtë pasi të marrë autorizim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila është e ngjashme me mënyrën se si jepet miratimi për përdorim tek procedura të caktuara testimi, shkruan TechCrunch.

Vaksina e tyre e propozuar vë në përdorim RNA, në vend që të mbështetet në një kampion të vogël ose joaktiv të vetë virusit COVID-19, burimi i vaksinave më efektive ekzistuese.

Metoda e RNA do të thotë që nuk ka virus të paraqitur tek subjektet që e marrin atë, që nga ana tjetër do të thotë se ata nuk rrezikojnë të bien në kontakt me virusin nga vetë vaksina.

Kjo mund të jetë problem në fazën e testimit dhe zhvillimit të ndonjë terapie imune të bazuar tek virusi.

Të hënën e kaluar, Moderna i bëri vaksinën e parë një gruaje në Washington. Pavarësisht shpejtësisë dhe shmangies së testimeve të kafshëve, sërish vaksina për popullin e gjerë do të zgjasë për të paktën një vit./a.m/noa.al