Transmetuar më 24-03-2020, 08:10

Kina ishte gati të mposhtte luftën me koronavirusin, por gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 78 raste të reja dhe 7 viktima.

Në epiqendrën e shpërthimit Wuhan u konfirmua një rast pas pesë ditësh që nuk kishte të infektuar të rinj me Covid-19, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Atëherë kur u mendua se Kina do ti kthehej normalitetit, rastet e të prekurve u rritën.

Siç raporton Reuters, rastet e reja janë konsideruara si të importuara prej udhëtarëve që vinin nga zonat ku kishte persona të infektuar.

Numri total i të viktimave në Kinë është 3,277, ndërsa i të infektuarve është 81,171, nga të cilët 73,159 janë shëruar plotësisht./a.m/noa.al