Covid-19 nuk “kursen” as emra të njohur, trajneri legjendar turk infektohet nga virusi vdekjeprurës
Transmetuar më 23-03-2020, 23:29

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Ky virus nuk ka kursyer as emra të njohur në mbarë botën.

Së fundmi është një lajm aspak i mirë vjen nga Turqia, porsa i përket trajnerit të njohur turk, Fatih Terim.

Trajneri 66-vjeçar, përmes një njoftimi në Tëitter, tregon se është infektuar me koronavirus por tregon se gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

Terim, i cili ka një karrierë të gjatë si trajner, ka drejtuar kombëtaren turke por edhe skuadra të njohura si: Milan dhe Fiorentina.

Prej 3 sezonesh ai është në krye të Galatasaray./a.k/noa.al/

Loading...