Transmetuar më 23-03-2020, 22:19

Presidenti i Kinës Xi Jinping, telefonoi ditën e shtunë kancelaren gjermane Angela Merkel, homologun francez Emmanuel Macron, dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç

Ai telefonoi edhe në Spanjë, por nuk zgjodhi kreun e qeverisë, ndërsa në vendin e tij foli me mbretin Felipe.

Lideri komunist po imponon diplomacinë e tij të luftës ndaj koronavirusit.

Në telefonatën me Merkel tha se, “Nëse Gjermania ka nevojë, Kina është gati për ta ndihmuar. Krizat shëndetësore janë sfida të përbashkëta për njerëzimin i cili duhet të jetë i bashkuar si një armë e fuqishme”.

Presidenti kinez po bën atë që pritej të bënte Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjë që është bërë nga krerët e Shtëpisë së Bardhë që nga lufta e parë botërore, bashkimi i forcave për të mirën e përgjithshme.

Ndërkohë Donald Trump i lë dorë të lirë Xi dhe përfiton për të dominuar në rregullin e ri botëror pas pandemisë, e cila po shfaqet si “lufta” e tretë botërore. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE