Në kushtet e emergjencës prej koronavirusit, Presidenti Ilir Meta vendos të mbledhë pas dy ditësh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të thërrasë Kryeministrin Edi Rama por edhe kryeopozitarin Lulzim Basha.
Ai thotë se unitet përballë pandemisë ka qenë qasja e tij që me fillimin e kësaj pandemie.
“Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bej ftesë edhe zotit Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirese.
Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush”, tha Meta, i ftuar në ‘Open’.
Bëri testin për koronavirus, Meta zbulon shqetësimin që e mundonte në pritje të përgjigjes
Bëri testin për koronavirus, Meta zbulon shqetësimin që e mundonte në pritje të përgjigjes