12-vjeçarja me koronavirus, po “lufton” për jetën me anë të ventilatorëve
Transmetuar më 23-03-2020, 21:32

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Virusi duket se është problematik për të gjitha grupmoshat.

Një vajzë 12 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa asnjë sëmundje kronike, e cila së fundmi është diagnostikuar me koronavirus, “po lufton për jetën”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve në SHBA, vajza e quajtur Emma, nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe momentalisht është duke “luftuar për jetën”, pasi është diagnostikuar me Covid-19.

Mendohet që deri më tani, ajo është një nga rastet më të reja në botë.

Sipas, raportimeve të fundit gjendja e saj është e qëndrueshme dhe ajo ndodhet në Spitalin e Kujdesit të Fëmijëve në Atlanta.

Megjithatë, kushëriri i saj u shpreh se është duke përdorur një “ventilator” pasi mushkrit e vogëlushes janë të dëmtuara.

“12 vjeçarja është në një luftë për jetën e saj. Njerëzit duhet të praktikojnë distancën sociale. Njerëzit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre”, u shpreh Justin Anthony, kushëri i vogëlushes, për CNN.

Loading...