Transmetuar më 23-03-2020, 21:05

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia konsiderohet si vendi ku situata shfaqet më e rëndë, teksa edhe numri i vdekjeve është shqetësues.

Gjermania së fundmi ka ofruar ndihmën e saj për popullin italian.

Gjashtë pacientë me Covid-19 do të transferohen nga Lombardia në Saksoni.

Sipas TG.com 24, lajmi është konfirmuar nga guvernatori gjerman Michael Kretschmer.

“Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale, në rajonin e tij. Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai.

Kujtojmë që ndihmë për Italinë kanë ofruar edhe Rusia, Kuba apo vende të tjera jashtë unionit evropian./a.k/noa.al/