Transmetuar më 23-03-2020, 18:52

“Pandemia po rritet!” Janë këto fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai deklaroi pasditen e kësaj të hëne se u deshën 67 ditë për të arritur nga rasti i parë i sinjalizuar në shifrën e 100 mijë.

“U deshën 11 ditë për 100 mijë raste të tjera dhe vetëm katër ditë për të arritur në 300 mijë. Tashmë janë sinjalizuar mbi 300 mijë raste, nga shtete të ndryshme të botës”, tha kreu i OBSH.

Më tej shtoi se nuk mund të jenë peng të statistikave, por shtoi se numrat kanë rëndësi, pasi nuk janë vetëm numra, por jetë njerëzish.

“Të qëndruarit e njerëzve brenda në shtëpi është e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të fituar kohë”, thotë Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, për të fituar, koronavirusi duhet luftuar me taktika dhe masa të ashpra, duke izoluar, testuar dhe kuruar çdo rast të konfirmuar.

Në total në të gjithë botën numri i të prekurve nga koronavirus ka arritur në 367003, ndërsa i viktimave në 16104./a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE