Koronavirusi nuk e ndal vrullin në Itali, 601 viktima orëve të fundit
Transmetuar më 23-03-2020, 18:12

Italia është shteti më i goditur në të gjithë botën deri më tani, për shkak të numrit më të madh të viktimave nga pandemia e koronavirusit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 601 viktima, duke e bërë edhe më tragjik bilancin e të vdekurve.

Mirëpo ky numër vjen në rënie krahasuar me dy ditë më parë.

Në total numri i viktimave nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 6077. Ndërkohë të shëruarit e orëve të fundit janë 408, teksa të prekurit e po të njëjtave orë kanë shkuar në 4789.

I ngarkuari për emergjencat civile në Itali, Angelo Borrelli, bëri me dije se numri total i të shëruarve ka arritur në 7432, dhe rastet pozitive në total kanë shkuar 63927.

Prej tyre 26522 ndodhen në izolim shtëpie, 20692 të shtruar dhe 3204 në terapi intensive në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...