Transmetuar më 23-03-2020, 18:06

Pas orësh debati dhe polemikash, mbërriti njoftimi zyrtar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza: "Drejtori i përgjithshëm i AIFA-s, Nicola Magrini, më njoftoi se mbledhja e Komitetit Teknik-Shkencor këtë mëngjes, pas një analize fillestare për të dhënat e disponueshme të Avigan janë duke zhvilluar një program eksperimentues dhe hulumtues për të vlerësuar ndikimin e ilaçit në fazat e hershme të sëmundjes.

Në ditët në vijim, protokollet do të bëhen funksionalë, siç ka ndodhur tashmë për provat e tjera në vazhdim". Prandaj, agjensia italiane e farmacive do të testojë Avigan (favipiravir) tani të famshëm, një ilaç kundër gripit që Kina dhe Japonia tashmë po studiojnë për luftën kundër koronavirus.

Megjithatë, vetëm dje Aifa theksoi se aktualisht nuk ka prova shkencore mbi efektivitetin e ilaçit, i cili është bërë protagonist i një seri videosh virale në rrjetet sociale.

Në një dokument të botuar në 22 mars, Agjensia Italiane e Farmacive nënvizoi dyshimet e komunitetit shkencor në lidhje me një eksperimentim të mundshëm të Avigan në trajtimin e pacientëve Covid-19.

"Deri më tani – lexohet në deklaratën e lëshuar vetëm dje nuk ekzistojnë studime klinike në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e ilaçit në trajtimin e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusin e ri".

Po ashtu dje virologologu Roberto Burioni në një deklaratë të lëshuar për Adnkronos, saktësoi se "nuk ka prova shkencore mbi efektivitetin e ilaçit"./b.l/noa.al/