Transmetuar më 23-03-2020, 17:54

Muaj më parë aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Tashmë ata kanë nisur bashkëjetesën, bashkë me fëmijët e tyre, ku Rudina ka një vajzë me emrin Viktoria nga martesa me Aleksandër Varfaj, ndërsa Mark Frroku ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e ndjerë.

Së fundmi Rudina është pyetur në rrjetet sociale se si janë marrëdhëniet mes Markut dhe Aleksandrit dhe ajo ka befasuar me përgjigjen.

“Shumë të mira. Është Viki në mes”, u përgjigj Rudina, duke treguar se prej vajzës së saj ata ruajnë raporte korrekte. /a.y/noa.al