Katër të vdekur nga koronavirusi dhe 49 të shtruar tek Infektivi/ Kush është i riu që nuk vuante nga sëmundje të tjera
Transmetuar më 23-03-2020, 17:37

Në Shqipëri numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në katër, ku rasti i fundit u shënua mëngjesin e kësaj të hëne.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht se rasti i katërt fatal ishte një 43-vjeçar për të cilin tha se nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, duke përmendur vetëm obezitetin.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin nga Kavaja, të cilin e shikoni në fotografi, Nebi Ismaili (Peza).

I ndjeri u fut në terapi intensive pasi ishte prekur nga COVID-19, dhe gjatë natës për disa orë u intubua me frymëmarrje të drejtuar deri kur ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Koronavirusi deri tani ka marrë katër jetë shqiptarësh në vend dhe një i pestë është në gjendje kritike. Sakaq 48 të tjerë gjenden në repartin infektiv, tre nga të cilët në gjendje të rëndë.

Kurse 51 të prekur ndodhen në izolim, 2 prej të cilëve në karantinën e Durrësit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...