Transmetuar më 23-03-2020, 16:52

Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit. Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, komunikoi për mediat se kancelarja ka rezultuar negative në testin e parë ndaj COVID-19. Do të duhet një test i dytë pas disa ditësh për të konfirmuar plotësisht nëse është e prekur nga koronavirusi.

Kancelarja Angela Merkel vendosi që vullnetarisht të futej në karantinë në shtëpi, pas konfirmimit të lajmit për infektimin e mjekut.ë i cili i bëri një vaksinë të premten kundër pneumonive polmonite.

Një ditë pas kontaktit me mjekun, të shtunën zonja Merkel ishte në supermarket ku bëri pazaret e javës./b.l/noa.al/