Transmetuar më 23-03-2020, 16:34

Ish ministri Edmond Panariti, ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook lidhur me situatën e koronavirusit. Panariti shkruan se ky infeksion e ka një pikë të dobët, ndaj edhe shpreh besim se do ta mundim atë, me distancim social, izolim dhe karantim.

“Ky infeksion e ka një “pikë të dobët” dhe prandaj ne mund dhe do ta mundim! Prandaj me distancim social, izolim dhe karantinim jemi drejt fitores ndaj tij. Cila është kjo pikë e dobët? David Heymann, kryetar i panelit këshillues të OBSH për sëmundjet ngjitëse dhe katastrofat thotë : COVID e ka nje pikë të dobët!

Ai përgjithesisht përhapet neë grup apo rreth të ngushtë familjar, mjedis të mbyllur mes kolegësh pune.. Kjo mënyrë transmetimi në gjuhë epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”. Përse kjo ndodh nuk është ende e qartë! Megjithatë kjo krijon një përparësi në luftën ndaj tij, sepse grupet e ngushta mund të identifikohen dhe izolohen më lehtë.

Nga to mund të gjurmohen me shpejtësi edhe kontaktet eventuale të tyre me të tretë duke prerë me shpejtësi zinxhirët e infeksionit. Kapsula virale (virioni) i koronavirusit është përgjithësisht mjaft delikate dhe nuk reziston gjatë në mjedis dhe asgjësohet..”

Sipas tij, “Për të mbijetuar dhe shumëzuar koronavirusit i duhemi ne! Vetëm ai vdes! Prandaj, të mos ja japim këtë mundësi dhe ta lëmë të shuhet.. Por për këtë duhet bashkëpunim me autoritetet dhe ndërgjegje dhe disiplinë e fortë personale! Kështu ja doli Kina, Singapori dhe Korea e Jugut. Kështu do tja dalim edhe ne.. Patjetër.”