Transmetuar më 23-03-2020, 15:50

Zi për këngëtarin e njohur Shemsi Krasniqi. Shemi siç njihet ndryshe për grupin “Ilirët” në Kosovë, humbi të shoqen Shpresa si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Çifti kanë bashkë dy djem, Bonis dhe Uliks.

Lajmin e hidhur e bëri me dije vetë këngëtari, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se për shkak të koronavirusit, nuk do të presë vizita në shtëpi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemve të mi. E di, unë e di që ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time. Por për shkak të situatës së vështirë nuk do të presë vizita në shtëpi, në mënyrë që të ruajë sigurinë e familjarëve. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e asnjërit nga ju e as nga familje ime. Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime”, shkroi Shemi.

PËRDITËSIM LIVE