E moshuara i lutet publikisht njerëve: Mendoni për ne kur boshatisni raftet në supermarket
Transmetuar më 23-03-2020, 15:33

Një grua 92-vjeçare i është lutur njerëzve që të mendojnë për ata në shtëpi publike.

Lillian Chew ka jetuar në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit në Lancashire, Angli për katër vjet, por ka një lutje të përzemërt. Këtë ia dedikon njerëzve që nxitojnë të boshatisin raftet në supermarkete për shkak të koronavirusit.

Duke parë tek kamera, Chew u kërkon njerëzve të mendojnë për kujdesin ndaj të moshuarve në mënyrë që ata të mund të furnizohen për pandeminë që ka prekur të gjithë botën.

‘Përshëndetje të gjithëve. Emri im është Lilian dhe jam në shtëpinë e kujdesit në Chorley, Lancashire. Ju lutem të gjithëve që dilni jashtë dhe boshatisni raftet që të mendoni për neve dhe njerëzit e varfër dhe nuk kanë askënd që të kujdeset për ta.

Ju lutem, mendoni dy herë para se të boshatisni raftet. Kujdesuni për të gjithë dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve’, thotë Lillian në videon e siguruar nga ‘Daily Mail’ në Londër.

Reagimi i saj i ka mahnitur të gjithë, prandaj njerëzit i kanë dërguar lule dhe letra në shenjë mirënjohje./a.m/noa.al

Loading...