Transmetuar më 23-03-2020, 15:30

Kolla e thatë e vazhdueshme, ethet dhe temperatura mbi 37 gradë! Këto janë shenjat treguese të Covid-19 sipas ekspertëve që tregojnë se duhet të izoloheni menjëherë.

Por teksa numri i rasteve po rritet ndjeshëm në Britaninë e Madhe, vetë të prekurit po raportojnë simptoma të ndryshme. Sipas pacientëve, koronavirusi shkakton djegie të syve dhe dhimbje të muskujve të trupit që fillon me një lodhje të lehtë, gjithashtu humbje të nuhatjes dhe shijes së ushqimeve.

Një doktor virolog me shumë eksperiencë në Angli, Edward Wright thotë se për çdo rast me simptoma tipike, pesë ose 10 raste të tjera mund të mos zbulohen sepse simptomat e tyre janë atipike, ose në disa raste pa asnjë shenjë, edhe pse mund të jenë bartës.

Këto shenja që kanë përjetuar pacientët bëjnë që të shtrohet pyetja: A kemi të bëjmë me një virus të larmishëm? Që shfaqet ndryshe tek pacientët?

Një nga pyetjet më të shkruara në Google dy javët e fundit është: Cilat janë shenjat e para të Covid-19?

Bazuar në studime, 82% e të infektuarve kanë kollë të thatë, 98% kanë temperaturë të lartë mbi 37 gradë.

Virologu Wright thotë: Në përgjithësi koronaviruset, se ne kemi shtatë lloje të ndryshme, shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin, siç janë hundët, temperatura dhe dhimbjet e muskujve. Me virusin e ri, kolla dhe ethet duket se janë të zakonshme, por duhet të kemi parasysh se nuk ndodh gjithmonë kështu. Nëse ke hundë dhe dhimbje muskujsh, nuk tregon se mund të kesh thjesht një grip, por ekziston mundësia që të jeni prekur nga koronavirusi.

Virologu thotë se akoma nuk është zbuluar pse ky virus ka shkaktuar gjendje të rënduar edhe tek persona të shëndetshëm.

Ende nuk kemi qartësi pse disa njerëz e kalojnë shumë rëndë, dhe të tjerë me lehtë. Kjo mund të ketë lidhje me gjenetikën ose me mutacionin që pëson virusi, duke vrarë më shumë qeliza tek një person dhe më pak tek nëj tjetër.

Sipas tij ka edhe teza të tjera që tregojnë se tek disa të rinj, sistemi imunitar nuk është aq i zhvilluar sa të përballojë viruse të tilla.