Transmetuar më 23-03-2020, 15:15

Ndërsa e gjithë Spanja është vendosur në izolim për të luftuar përhapjen e koronavirusit, në Barcelonë ka nga ata që i kanë shkelur rregullat, duke organizuar një orgji.

Në një apartament me të gjitha komfortet ishin ftuar rreth 30 persona, bashkë me pak drogë, kokainë dhe ekstazi.

Por ndryshe nga synimet e fillimit, situata iu doli nga kontrolli. Policia u lajmërua nga njëri nga të ftuarit, raporton ‘El Pais’, i shqetësuar për mungesën e respektit ndaj rregullave të vendosura dhe shkeljen e karantinës.

Kështu policia, arrestoi në flagrancë tetë persona dhe pas kontrolleve të rastit, u lajmëruan mjekët.

Nga testi i bërë për Covid-19, fatmirësisht rezultatet dolën negative. Në Spanjë numri total i të prekurve ka arritur në 33089, ndërsa i viktimave është 2206. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE