Transmetuar më 23-03-2020, 14:57

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për mënyrën se si duhet të lahen rrugët e trotuaret për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Në disa fotografi ku duken punonjësit që pastrojnë me shkumë e fshesë, Braçe shkruan:

‘Rrugët e trotuaret lahen kështu! Pasi mësuam më shumë se kurrë nga Evropa e jo vetëm se si lahen duart, tani duhet të mësojmë se si lahen rrugët, trotuaret, stolat!’.

Erion Braçe kërkoi që kryetarët e bashkive duhet të punojnë më fort për të dezinfektuar çdo ambient publik në këtë periudhë të vështirë.

‘Shiko, e çmoj pafund përpjekjen, punën e kryetarëve të bashkive për dezinfektimin e çdo ambjenti publik; Por duhet edhe më shumë! Rrugët e trotuaret duhen larë kështu! Ndalim qarkullimi e izolimi, duhet të shërbeje pikërisht për këtë’, shkroi Braçe në një reagim në Facebook.

Në shkrimin e tij, i bëri thirrje edhe kompanive të pastrimit të mbetjeve që të përdorin këtë metodë për larjen duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë pandemisë së koronavirusit./a.m/noa.al