Transmetuar më 23-03-2020, 13:42

Bashkia e Tiranës i ka hequr lejen e hapësirës tregtarit i cili dy ditë më parë dhunoi një të moshuar.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Tëitter, teksa apelon se në një kohë që kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, kjo nuk është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit.

“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo nuk është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, iu hoq leja e hapësirës – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë”, shkruan Veliaj.

Siç shihet në këtë video, pronari i këtij dyqani e tërheq nga xhaketa të moshuarin, pasi dyshonte se kishte ikur pa paguar 3 limonë, por më pas rezultoi se ia kishte paguar dhe ky pronar as nuk denjoi që t’i kërkonte falje./b.l/noa.al/