Transmetuar më 23-03-2020, 12:18

Këngëtarja Bebe Rexha po zbaton masat për tu izoluar në shtëpi me qëllim që të ndalet përhapja e koronavirusit

Ajo i është bashkuar sfidës dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë që të respektojnë rregullat.

Në imazhin e shpërndarë në Instagram, Bebe Rexha mban letrën në dorë dhe shkruan: ‘Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen time, miqtë e mi, familjen time, fansat e mi.’

Këngëtarja i tregoi të gjithëve se ishte nudo kur realizoi fotografinë, të cilën e shoqëroi me shkrimin: ‘Po, isha e zhveshur. Tani që kam vëmendjen tuaj, ju lutem mbani të pasmet tuaja në shtëpi. faleminderit Demi Lovato dhe Anna Marie për sfidën Qëndro në Shtëpi’.

Bebe Rexha jeton në Britaninë e Madhe ku numri i të infektuarve ka arritur në 5683, ndërsa i viktimave në 281./a.m/noa.al