Transmetuar më 23-03-2020, 11:15

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka nguruar të ironozojë kryeministrin Rama, nisur nga deklaratat e tij të fundit, për “javën vendimtare”, këtë që sapo nisëm, në përballje me koronavirusin.

Manjani shkruan se me bëmat e Edi Ramës dhe Qeverisë mund të merreni nga shtëpia.

“Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke qëndruar në shtëpi!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie… Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë! Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja. Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë! Kjo është domosdoshmëri!!! Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?!”, shkruan Manjani./b.l/noa.al/