Transmetuar më 22-03-2020, 23:10

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

E megjithatë jo të gjithë e respektojnë izolimin në shtëpi.

Personi që shihni në video dhe që vrapon ka thyer karantinën dhe ka dalë nga shtëpia.

Çka e bën më të papërgjegjshëm veprimin e tij është vrapi që bën për t’i ikur policit.

Pamjet e filmuara nga kamera amatore në zonën e Parkut të Liqenit, në Tiranë./a.k/noa.al/