U infektua me koronavirus, futbollisti shqiptar ndan lajmin e mirë
Transmetuar më 22-03-2020, 21:35

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Valdrin Mustafa ishte një nga lojtarët shqiptarë të infektuar me koronavirus.

Futbollsiti me origjinë nga Kosova, që aktivizohet te Hannover 96 në Gjermani, rezultoi pozitiv pas testit të Koronavirusit.

Ai ka qëndruar prej ditësh në karantinë dhe së fundmi ka konfirmuar se është mirë dhe në ditët në vijim pret të kryejë testin final.

“Të dashur miq, së pari ju faliminderoj të gjithve nga zemra për gjitha mesazhet e juaja që në këtë kohë të vështir më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua dhe Families time. Dua tju informoj gjithashtu qe tash unë mirë jam, dhe shpresoj që pas testit final qe do ta bëj ditët në vijim, do muj të ju rrefej që edhe këtë sfid e mbarova me sukses”, shkruan Mustafa në rrjetet sociale./a.k/noa.al/

Loading...