Mjeku Pipero publikon mesazhin fals që po dërgohet në emër të tij: Mos luani me jetën e qytetarëve
Transmetuar më 22-03-2020, 20:31

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme.

Por ka edhe nga ata që po e kthejnë në lojë këtë sëmundje duke duke dërguar mesazhe false.

Pëllumb Pipero ka publikuar mesazhin fake i cili është dërguar nga dikush tjetër në emër të tij për të gënjyer dikë se duhej të karantinohej sepse kishte një të afërm me koronavirus.

Pipero shpjegon se kjo nuk është një situatë për të luajtur pasi kjo pandemi është shumë serioze që sipas tij deri tani ka shënuar mijëra viktima.

Mesazhi i mjekut Pëllumb Pipero:

Te Dashur Qytetare!

Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine. E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!

Falemnderit!

PS. Emrin e maresit te mesazhit e kam fshire!/a.k/noa.al/

Loading...