Koronavirusi ndryshon rregullat e martesave në Angli, ja si do zhvillohen
Transmetuar më 22-03-2020, 17:48

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.

Por duket se kjo situatë po ndryshon edhe mënyrën se si jetojmë dhe veprojmë.

Në Angli priten kufizime njerëzish edhe gjatë ceremonive martesore.

Numri i personave në një dasmë në Angli, gjatë krizës së koronavirusit në kishë do të kufizohet me vetëm pesë persona.

Sipas rregullave të kishës, të pranishëm do të jenë vetëm prifti, nusja, dhëndri dhe dy dëshmitarë.

“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, mirëpo të afërmit ose miqtë e familjes mund të ndjekin ceremoninë përmes platformave të tilla si Skype”, u deklarua nga Kisha e Anglisë, shkruajnë mediat britanike.

“Përveç nuses dhe dhëndërit, distanca fizike duhet të respektohet sa është e mundur. Prifti nuk ka pse të prekë unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi, kështu që është e mundur që shërbimi të vazhdojë me parime të kufizuara”, është thënë më tej.Burimi: BBC/a.k/noa.al/

Loading...