Transmetuar më 20-03-2020, 20:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të heqë tarifën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në mbledhjen e mbajtur nga qeveria, u miratua që të hiqet tarifa por në votim nuk morën pjesë ministrat e Lidhjës Demokratike e Kosovës.

Në një nga pikat e vendimit të Qeverisë thuhet se deri më 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.

‘U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%’, shkroi Albin Kurti në Facebook./a.m/noa.al