Transmetuar më 20-03-2020, 18:54

Koronavirusi nuk është kursyer as me futbollistët, të cilët njihen për dietën e pasur ushqimore dhe stërvitjen e palodhshme.

Futbollisti nga Kosova, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton SportBuzzer. E gjithë skuadra e tij gjermane, Hannover 96 duhet të izolohet pasi dyshohet që mesfushori 22-vjeçar t’ia ketë transmetuar.

"Ne kemi këshilluar të gjithë lojtarët tanë që të ruajnë distancën e tyre nga familja, miqtë dhe të njohurit dhe të qëndrojnë në shtëpi," tha Michael Tarnat, kreu i Hannover 96, në faqen e internetit të klubit.

Trajneri dhe i gjithë ekipi së bashku me futbollistët do ti nënshtrohen karantinës dy javore./a.m/noa.al