Fier/ Në kërkim për vjedhje, kapet i riu i dënuar me burg
Transmetuar më 20-03-2020, 17:04

I dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për vjedhje, merr fund liria për një të ri në Fier.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Q., 39 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 13.12.2018, e ka denuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Loading...