Pamje të trishta/ Mbijetesa e të sëmurëve me Covid-19 të intubuar në spitalet e Italisë
Transmetuar më 20-03-2020, 14:33

Janë trishtuese pamjet e publikuara në mediat e huaja, brenda spitaleve në Itali, ku mjekët duken të veshur si astronautë dhe pacientët me “kokore” në kokë, në përpjekje për të marrë frymë.

“Daily Mail” ka publikuar sot një video, të tmerrshme mund të thuash, e kapur benda reaminacionit në Bergamo, aty ku luftojnë me vdekjen të sëmurët me koronavirus.

Ata mezi marrin frymë brenda aparaturave, ndërsa mjekët vrapojnë sa te njëri, te tjetri.

Këtu zhvillohet lufta e vërtetë, këta janë ushtarët e vijës së parë që po zhvillojnë betejën me armikun e përbashkët koronavirusin, komenton Daily Mail.

E pavarësisht kësaj lufte, një dritë jeshile nuk është ndezur ende për Italinë. Rezultatet e pritshme të uljes së numrit të të prekurve, nuk kanë ardhur ende.

Sakaq Sky News raporton se fluksi i pacientëve në urgjencat e spitaleve italiane është një “konstante absolute” dhe pandemia është një “emergjencë katastrofike” e cila ka dalë “jashtë kontrollit”.

Mjeku Roberto Cosentini i tha Sky News se Covid-19 nuk është si gripi i zakonshëm, duke thënë: “Jo, është krejtësisht tjetër gjë. Më shumë pneumoni sesa grip… është një pneumoni shumë e rëndë dhe kështu është një shkaterrim masiv për çdo sistem shëndetësor”./b.l/noa.al/

Këto pamje mund t’ju mbeten gjatë në mendje, pasi gjendja e të prekurve duket e rëndë ndaj këshillojmë njerëzit e ndjeshëm t’i shmangin.

KUJDES, PAMJE SENSITIVE

E di qe jane pamje shume te renda ..por ndoshta keshtu kuprohet me mire …..Ne nje spital ne Treviglio … ne provincen e Bergamo …… Rrini ne Shtepi … Rrini ne shtepi …

Publiée par Anjeza Dashi sur Vendredi 20 mars 2020

Loading...