Transmetuar më 20-03-2020, 10:44

Festa e baballarëve e cila festohet çdo 19 mars, këtë vit ishte e pazakontë, për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e koronavirusit.

Edhe më e rëndë situata paraqitet për punonjësit e shëndetësisë, të cilët ndodhen në vijën e parë të betejës.

Djali i një mjeku në Itali, donte që ti bënte një dhuratë të veçantë të atij, një letër, e cila përfundoi në rrjetet sociale dhe po qarkullon gjerësisht.

“Babi im punon në ndihmën e shpejtë dhe tani që erdhi koronavirusi, është transformuar në një superhero. Është veshur me ca tuta dhe një maskë dhe po lufton me këtë monstër. Forca babi, ti dhe kolegët e tu, do arrini që ta shkatërroni”, shkruan djali i vogël.

Letra e tij me titull “Babi im”, u postua në grupin e Facebook, “Coronavirus Italia. Solidarietà e notizie”, shoqëruar me komentin, “Urime të gjithë baballarëve, veçanërisht superheronjve në korsi”.

Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE