Transmetuar më 19-03-2020, 21:23

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në 21. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe personi i 21 me koronavirus në Kosovë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar sot 21 mostra të cilat dyshohej se kanë COVID-19, e njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, pra ka koronavirus.

Personi 46-vjeçar nga Lipjani i prekur me koronavirus ka ardhur nga Gjermania me 11 mars. Ndërkohë apelohen të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Gjithashtu IKSHPK ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi e të mos dilet në vende publike./b.l/noa.al/