Transmetuar më 19-03-2020, 08:59

Në kuadër të masave të marra për përballimin e emergjencës së koronavirusit, Greqia vendos të pezulloj lejet e të gjithë të burgosurve.

Bëhet fjalë për mbi 12 mijë persona, mes tyre rreth 2500 janë shqiptarë.

Vendimi u mor nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, çka sjellë pezullimin e rreth 4000 lejeve vjetore.

Për shkak të këtyre masave, janë shtuar rojet e sigurisë në burgje, me synim parandalimin e ndonjë arratie apo revolte.

Në total në Greqi, numri i të prekurve ka arritur në 418 të prekur, mes tyre 5 viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE