Transmetuar më 19-03-2020, 07:47

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në total 43 numrin e të prekurve.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili konfirmoi 7 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri bëri me dije se 3 nga të prekurit janë nga Dibra e Madhe dhe 4 nga Shkupi.

Sakaq nga gjithë pacientët e prekur, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE