Transmetuar më 18-03-2020, 20:51

Një video emocionuese na vjen nga Kina në këto ditë të vështira për të gjithë botën.

Një foshnjë e cila ishte vënë në karantinë në 14-ditëshin e jetës së saj, është ribashkuar me nënën pasi kaloi më shumë se tre javë në një spital.

Nëna e saj ishte e dyshuar koronavirus dhe e lindi ndërsa ishte në izolim në një qytet kinez në Shijiazhuang muajin e kaluar, shkruan Daily Mail.

Nuo Nuo u dërgua në spital më 21 shkurt, dy javë pasi u lind, për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor.

Më poshtë keni pamjet emocionuese kur vajza pesë-javëshe iu dorëzua nënës së saj nga stafi mjekësor i spitalit në Shijiazhuang./a.k/noa.al/