Transmetuar më 18-03-2020, 17:39

Një lajm i mirë vjen nga krahina e Modenës në Itali. Ajo është një gjyshe 95 vjeçare e shëruar nga koronavirusi. Zonja e moshuar është pacientja e parë e rikuperuar nga Covid-19 në provincën e Modenës.

Është një grua nga Fanano dhe përveç gjyshes së moshuar, shërohet edhe një njëzet e shtatë vjeçar nga Carpi: ata janë dy personat e parë që shërohen zyrtarisht nga infeksioni në provincën e Modenës.

Për të vërtetuar rezultatin negativ ishte testi i tamponwve të kryera sipas protokollit për të gjykuar betejën e fituar.

"Ky është një lajm i mirë, në këtë periudhë emergjente – shprehet Davide Ferrari, Drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të USL të Modenës – i cili, sidoqoftë shton se duhet të vazhdojmë të vëzhgojmë me kujdes rregullat (qëndrimi në shtëpi, dalja vetëm nëse është e domosdoshme, larja e duarve shpesh, respektimi i distancës së të paktën një metri midis një personi dhe një tjetri, shmangia e tubimeve), këto sjellje janë thelbësore për të kontrastuar përhapjen e virusit"./b.l/noa.al/