“Më recitonte poezi nga telefoni”, Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni kujtojnë lidhjen e vjetër
Transmetuar më 18-03-2020, 09:07

Këngëtarët Klajdi Haruni dhe Anxhela Peristeri duket se kanë pasur një miqësi të hershme madje edhe një lidhje të ngushtë mes tyre.

Teksa këtë të martë ishin në një lidhje live me emisionin ‘Ftesë në 5’, ku treguan si po i kalojnë ditët të izoluar në shtëpi, ata u kthyen pas në kohë.

Dy këngëtarët korçarë zbuluan se njihen që në fëmijëri dhe kanë edhe miqësi familjare, pasi prindërit e tyre kanë punuar bashkë.

Babai i Klajdit zbuloi se i biri dhe Anxhela flisnin me orë të tëra me telefon sa një herë fatura kishte shkuar 320 mijë lekë të vjetra.

Anxhela tregoi se asokohe Klajdi i recitonte poezi nga telefoni. “Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj te gjitha. Zakonisht flisnim shume në telefon”, u shpreh Anxhela.

“Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: “Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”, tregoi babai i Klajdit.

“Klajdi me shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtetë shumë të vegjël”, tha Anxhela.

Loading...