Transmetuar më 17-03-2020, 20:50

Pandemia e koronavirusit nuk i ka penduar pushuesit në Florida që të shmangin plazhin për të mos u infektuar.

Imazhet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë një numër të madh plazhistës në Clearwater, Florida.

Ndërkohë që disa plazhe janë mbyllur për shkak të virusit vdekjeprurës Covid-19, turmat i shmangin paralajmërimet. Plazhet Tampa pranë Clearwater kanë qenë të hapur gjatë kësaj fundjave.

Deri tani, pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 6500 persona në të gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara ka 5,871 raste të konfirmuar dhe 99 viktima.

Qytetet dhe shtetet i janë përgjigjur masave duke mbyllur shkollat, baret dhe restorantet që mbledhin numër të madh njerëzish. Ndërkohë i është bërë kërkesë njerëzve që të kenë distancë dhe të kujdesen për higjenën personale./a.m/noa.al