Transmetuar më 17-03-2020, 18:15

"Ne do të fitojmë shpejt. Dhe do të fillojmë përsëri edhe më të fortë se kurrë. Tani bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, gjithçka tjetër do të kthehet". Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Presidenti amerikan në konferencën për shtyp ku parashikoi një "ringritje" për ekonominë në të ardhmen.

Pas krizës së koronavirusit, ekonomia do të rimëkëmbet shpejt, madje edhe më shpejt nga sa e parashikon dikush, ndërsa premtoi se do të ndihmojë bizneset të sigurojnë që vendi të dalë nga kriza "me një ekonomi të lulëzuar dhe në rritje".

"Ne do të fitojmë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit. Shpresoj kështu", shtoi presidenti, duke u bërë thirrje amerikanëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për 15 ditë.

"Ne i kërkojmë të gjithëve të punojnë në shtëpi nëse është e mundur, të shtyjnë udhëtimet e panevojshme, të kufizojnë takimet për jo më shumë se 10 njerëz", tha ai, duke argumentuar se qeveria është "e aftë të mbrojë shëndetin e popullit tonë dhe ekonominë tonë"./b.l/noa.al/