Transmetuar më 17-03-2020, 11:36

Shumë persona të famshëm janë solidarizuar me gjendjen e emergjencës globale për sa i përket pandemisë së COVID-19.

Nëpërmjet videove në rrjete sociale ata i bëjnë thirrje popullit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin të gjithë urdhrat për parandalimin e përhapjes së saj.

Aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëjnë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Nëpërmjet një videomesazhi në faqen e tij në Instagram ai i bën thirrje qytetarëve që të dëgjojnë ekspertët e shëndetësisë.

“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”, shkruan ai./b.l/noa.al/