Armë, municion, drogë, “Bashkëpunimi” prangos tre persona
Transmetuar më 17-03-2020, 08:40

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Bashkëpunimi” ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga tre persona, mes tyre një femër.

Pasditen e së hënës u vu në pranga K. L., banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit në kuadër të procedimit penal të vitit 2020 u godit një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Si rezultat u vunë në pranga D. Rr., 24 vjeç dhe S.P,, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh- Durrës, si dhe u proceduan penalisht Xh.B., 24 vjeç, S.N., 30 vjeç, i dënuar me parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M., 35 vjeçe.

Uniformat blu në zonën e Plazhit të qytetit Durrës, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit Xh.B., gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe një palë targa.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P., gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles së Parë Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Loading...