Transmetuar më 17-03-2020, 07:52

Konfirmohet një tjetër rast me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 16 numrin total të të prekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se një grua e ardhur nga Londa ka rezultuar pozitive.

“Pas mesnate në laboratorët e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se deri më tani janë testuar 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv me koronavirus. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE