Transmetuar më 16-03-2020, 22:51

Koronavirusi vijon të përhapet masivisht në botë.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili është vetëkarantinuar me familjen në Romë, u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që të ndodhen të respektojnë masat qeveritare duke qëndruar në shtëpi.

Në një lidhje në skype për RTV Ora, Cana ka treguar eksperiencën e “izolimit" në shtëpi.

Sipas tij nuk duhet të bëhemi më trima se duhet.

“Nuk shoh panik në rrugët e Italisë pavarësisht se lëvizjet i kemi të kufizuara. Vetëm me një lëvizje të kordinuar mund të kemi efekt. Masat shtrënguese janë marrë për të mos futur në kolaps dhe sistemin e shëndetësisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Një pjesë të mirë të familjes e kam në Francë. Po mundohem tu tregoj realitetin që po përjetojmë këtu dhe të bëhen gati se do shkojë dhe atje. Edhe në Kosovë po flasim. Kemi marrë masa dhe në aspekt biznesi dhe futbolli. Nuk duhet të bëhemi më trima se duhet. Besoj se pas disa muajsh do të ti kthehemi normalitetit.  Kina ja arriti shpresoj që edhe Europa të jetë më e ndërgjergjshme dhe të më shumë kordinim mes vendeve. Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë”, tha Cana./a.k/noa.al/