Transmetuar më 16-03-2020, 16:27

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 15. Dy rastet e fundit janë një çift i fejuar që ka ardhur nga Londra, njofton Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Ata erdhën sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër – Prishtinë. Të dy kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe janë përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK.

Ata banojnë në fshatin Korishë-Prizren dhe në komunën e Obiliqit. Të dy të rinjtë janë 26 vjeç.

ISHPK njoftoi se janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive./a.m/noa.al